Hapësire reklamuese

Aktualitet

GJKKO i riktheu dosjen SPAK-ut për hetime shtesë, avokatët e Beqajt dhe Kurtulajt bëjnë lëvizjen e menjëhershme, kërkojnë lirinë e dyshes

Shkruar nga Newsbomb
GJKKO i riktheu dosjen SPAK-ut për hetime shtesë, avokatët e
Foto ilustruese: Ermal Kurtulaj e Ilir Beqaj

Një ditë pasi Gjykata e Posaçme mori vendimin për t’i rikthyer SPAK-ut dosjen e SASPAC me të pandehur Ilir Beqajn, Ermal Kurtulaj, ky i fundit i cili ndodhet prapa hekurave, i i është drejtuar gjykatës me një kërkesë për shuarje të masës së sigurisë.

Mësohet se avokati Ermir Beta ka bërë kërkesë për shuarje të masës së sigurisë, e cila u depozitua sot në referim një vendimi njësues të Gjykatës së Lartë që përcakton afatet e paraburgimit, të cilat sipas llogarive të mbrojtjes kanë përfunduar, raporton gazetarja Anila Hoxha.

Po ashtu gazetarja Hoxha bën me dije se dhe mbrojtja e Ilir Beqajt, avokati Ermal Yzeiraj ka konfirmuar se do të kërkojë në gjykatë shuarje të masës së sigurisë së arrestit në burg ndaj ish-ministrit, i cili aktualisht është i paraburgosur në lidhje me çështjen e “SASPAC”.

Kujtojmë se Kurtulaj edhe Beqaj janë të dy personat që janë vënë në pranga, në mesin e 9 të pandehurve për “SASPAC”.

Pas afro një viti seancash paraprake e pasi ka dëgjuar palët e dosjes së sipërpërmendur, GJKKO mori dje vendimin për të mos e kaluar për gjykim çështjen, duke ia kaluar kështu SPAK-ut për hetime të mëtejshme. Gjykata i ka lënë afat Prokurorisë 3 muaj, deri në datën 30 tetor SPAK duhet të ketë kryer hetimet shtesë në lidhje me “SASPAC”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese