Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ankimoi vendimin e GJKKO ku kërkonte tërheqjen nga gjykimi i shkurtuar, Gjykata e Lartë rrëzon Fatime Kryemadhin

Shkruar nga Newsbomb
Ankimoi vendimin e GJKKO ku kërkonte tërheqjen nga gjykimi i
Foto ilustruese: Fatime Kryemadhi, GJKKO

Pasi Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, ankimoi vendimin e GJKKO, Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e saj. Mësohet se Kryemadhi ankimoi vendimin e GJKKO, ku ajo kërkonte që të tërhiqej nga gjykimi i shkurtuar, kërkesë e cila nuk u pranua.

Mësohet se këtë të martë, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, la në fuqi vendimin e marrë nga ana e Gjykatës së Posaçme. Me këtë vendim, procesi gjyqësor ndaj Kyemadhit do të vijojë sipas vendimit të 15 qershorit të GJKKO.

Kujtojmë që nëna e politikanes Monika Kryemadhi dhe tashmë ish-vjehrra e Ilir Metës, akuzohet për veprën penale "Pastrim i parave" dhe SPAK kërkon që Fatime Kryemadhi të dënohet me 7 vite e 6 muaj burg.

Megjithatë, organi i akuzës ka lënë të hapur mundësinë që me gjykim të shkurtuar, 1/3 e dënimit të reduktohet dhe të zbresë në 5 vite burg. Për shkak të moshës, SPAK ka kërkuar që dënimi me burg të konvertohet në 5 vite shërbim prove.

Prokurorët që përfaqësojnë akuzën, kanë kërkuar gjithashtu në pretencë që zonjës Fatime Kryemadhi t'i sekuestrohet edhe vila që ajo ka në zonën e njohur si "Kodra e Diellit" në Tiranë. Ajo e ka justifikuar me burime të ligjshme vlerën e vilës, por sipas SPAK, vlera është ekuivalente e shumës që dyshohet se nëna e Monikës ka pastruar.

Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që edhe babai i politikanes Erisa Xhixho, shtetasi Piro Xhixho, dukur funksionarë i lartë i shtetit, të shpallet fajtor dhe të dënohet me 4 vite e 6 muaj burg për veprën penale "Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë".

Ndërsa Ema Çoku, akuzohet nga prokuroria për veprën penale "Pastrim i parave" kryer në bashkëpunim, ndaj SPAK i është drejtuar togave të zeza me kërkesën që ajo të dënohet me 7 vite burg, raporton newsbomb.al.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese