Hapësire reklamuese

Aktualitet

E rëndë në Korçë! Nëna po kalonte rrugën, makina përplas karrocën e fëmijës, mbetet i plagosur 1-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Korçë! Nëna po kalonte rrugën,
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të martë në lagjen 10 të qytetit, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha” në Korçë, ku një nënë e cila po kalonte me karrocë ku ndodhej fëmija i saj, është përplasur nga një automjet.

Mësohet se fëmija 1-vjeç e gjysmë, ka pësuar lëndime nga përplasja e makinës. Ka qenë drejtuesi, ai që ka transportuar nënën së bashku me vogëlushin në spitalin e qytetit juglindor.

Bëhet me dije se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën mjekësore. Ndërsa nëna e tij nuk ka pësuar lëndime.

Po ashtu policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërsa po vijojnë procedurat, ndërsa do të zbardhen edhe rrethanat e aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese