Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prishtinë ku një 20-vjeçar ka humbur jetën në vendin e punës, e një tjetër thuhet se ka mbetur i plagosur rëndë.
Sipas mediave vendase, mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak se një vinç është shembur në një vendpunishte, duke rënë nga një lartësi e madhe e duke shkaktuar kështu ngecjen e dy të rinjve nën rrënoja.
Menjëherë pas ngjarjes autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe dyshja është transportuar për në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha për të mbajtur në jetë të rinjtë, njëri prej tyre nuk u ka mbijetuar plagëve të marra. Fatkeqësisht thuhet se ai ka dhënë frymën e fundit në vendin e ngjarjes.
Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme e po vijojnë me punën për zbardhjen e plotë të rastit.
Sakaq, personi i dytë që mbeti i lënduar nga ngjarja e ndodhur raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Identifikimi i dy të rinjve akoma nuk është bërë i ditur, pritet të dalin detaje të reja në vijim.
“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë mbetur të lënduar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Aktualisht njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë filluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit", ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Prishtinës Enis Pllana.
