Artisti Gold AG
Këngëtari shqiptar Arian Agushi, i njohur dhe me emrin e artit si Gold AG, feston sot 40-vjetorin e tij të lindjes.
Në këtë ditë të veçantë, artisti ka marrë me dhjetëra urime zemre ku të afërm, miq e kolegë e kanë uruar publikisht në datën e lindjes. Mirëpo në qendër të vëmendjes ka qenë dedikimi i bërë nga bashkëshortja e tij, mjekja Ermira.
Ermira ka ndarë në rrjet një fotografi të këngëtarit me fëmijët, krah të cilës ka shkruar: Urime ditëlindja dashuri!
Kujtojmë se çifti i njohur janë prindër të tre fëmijëve dy djemve të bukur dhe një vajze të ëmbël.
Newsbomb.al i uron artistit qindra vite të tjera sa më të lumtura, të mbushura me fat e dashuri.
Sondazh
Poll
