Këngëtarja e njohur shqiptare Albërije Hadërgjonaj në një intervistë të dhënë së fundmi është rikthyer te jeta e saj profesionale duke zbërthyer dhe marrëdhënie jo aq të mira me figura mjaft të njohura për shqiptarët.
Duke folur për këngën e saj me titull “Jeta nuk është lodër”, Albërija zbuloi prapaskena me të cilat është përballur së fundmi nëpër koncerte e festivale, duke nxjerrë në pah dhe përplasjen me moderatorin e programit “E Diela Shqiptare”, Ardit Gjebrean.
Këngëtarja kujton se dyshja dikur kanë qenë miq të mirë por sot nuk flasin më.
Edhe në intervista të dhëna kohë më parë, këngëtarja ka deklaruar se shkaku i përplasjes me Gjebrean ka të bëjë me procesin e votimit te “Kënga Magjike”, për të cilin ajo thotë se nuk ka qenë aspak i drejtë.
“U çuditën të gjithë njerëzit kur kënga ime nuk hyri në finale. E kam thënë edhe tek “Kënga Magjike”, Arditit i ka ngelur hatri, patëm një përplase. Ndoshta atij nuk i pëlqeu por mua nuk më bën artiste as Ardit Gjebrea dhe asnjë njeri në botë. Mua më ka dhënë Zoti një talent dhe kam punuar fort. Unë nuk jam servile, mua nuk më bëhet vonë për askënd në botë. Unë jam Albërije Hadërgjonaj dhe kërkoj drejtësi” tha këngëtarja në intervistën e dhënë për “Live From Tirana”.
