Kënga “Firework”, e cila është një prej hiteve më të njohura të këngëtares me famë botërore Katy Perry, është bërë “molla e sherrit” mes saj dhe Shtëpisë së Bardhë”.
Artistja ka akuzuar administratën amerikane se e përdori këngën pa lejen e saj në një video në TikTok me pamje të operacioneve ushtarake amerikane. Në një postim në X, Perry tha se ishte “thellësisht e tronditur dhe e zemëruar” nga përdorimi i paautorizuar i këngës.
“Nuk e kam miratuar këtë, nuk më është kërkuar leje dhe nuk e toleroj absolutisht”, shkroi ajo. Ajo më tej kujton se arsyeja përse e krijoi këngën ishte që të jepte një mesazh shprese duke i bashkuar njerëzit jo duke i ndarë.
Reagimi i plotë:
“Jam thellësisht e tronditur dhe e zemëruar kur shoh këngën “Firework” të përdorur në llogarinë @ËhiteHouse TikTok si këngë mbështetëse për pamjet video të sulmeve ushtarake. Unë nuk e miratova këtë, nuk më pyetën dhe absolutisht nuk e toleroj.
E shkrova këtë këngë si një himn shprese, shërimi dhe force të brendshme për njerëzit që po kalojnë momentet e tyre më të errëta personale. Të shohësh një mesazh vetëvlerësimi dhe ngritjeje të përdorur si armë për të krijuar kolonë zanore, shkatërrim dhe dhunë është një shkelje e plotë e gjithçkaje që përfaqëson kënga ime. Muzika ime është për të bashkuar njerëzit, jo për të festuar luftën.”
