Sipas të dhënave të INSTAT, turizmi dhe lëvizja e shtetasve në Shqipëri kanë shënuar rritje gjatë gjysmës së parë të vitit 2026.
Vetë, në muajin qershor kanë hyrë mbi 2.08 milionë persona, shqiptarë dhe të huaj, një rritje prej 0.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në periudhën janar-qershor 2026, Shqipëria ka pritur mbi 5 milionë vizitorë të huaj. Ky numër është 6.2% më i lartë se gjashtëmujori i parë i vitit 2025, duke e konfirmuar vendin si një nga destinacionet më të rëndësishëm turistik në rajon.
Hyrjet e të huajve në qershor arritën në 1,346,279 persona, me një rritje prej 1.3%. Daljet e tyre ishin 1,285,538 persona, me një rritje prej 6.5%.
Evropa mban peshën kryesore të vizitorëve, ku Evropa Jugore dominon me 66% të hyrjeve, ndërsa Evropa Qendrore dhe Lindore përbëjnë 14%.
Shumica e vizitorëve, 98%, hyjnë për arsye personale si pushime, vizita familjare apo tranzit. Kjo kategori u rrit me 1.6% në qershor.
Ndërkohë, hyrjet për arsye biznesi dhe profesionale ranë me 17.7%.
Në raportin zyrtar theksohet se Evropa Jugore është motori kryesor i furnizimit të tregut turistik shqiptar gjatë hapjes së sezonit veror, ndërsa qëllimi personal mbetet arsyeja kryesore e vizitave.
