Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë. Vatra e zjarrit ka rënë në pyllin me pisha pranë vijës hekurudhore në zonën e Zvërnecit, ndërsa raportohet se tymi është i dukshëm në disa lagje të Vlorës.
Ndërkohë që raportohet se zjarrëfikiësit e kanë vënë nën kontroll zjarrin dhe po puojnë për shuarjen e tij, është bërë një reagim nga Ministri i Mbrojtjes Besfort Lamallari. I cili përmes një postimi në “Facebook”, thotë se këto janë orë të vështira për strukturat në terren që po punojnë për të shuar flakët.
Duke vendosur si prioritet mbrojtjen e qytetarëve dhe banesave.
“Orë të vështira në Vlorë për shkak të vatrave të zjarrit në Pyllin e Sodës dhe në disa zona të tjera. Ndjekim në çdo çast situatën në koordimin me të gjitha strukturat në terren që po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.
Falënderoj çdo punonjës që po përballet me këtë situatë të vështirë me profesionalizëm dhe përkushtim. Mirënjohje gjithashtu strukturave lokale dhe banorëve vendas për angazhimin. Prioriteti ynë mbetet mbrojtja e jetës së qytetarëve, e banesave dhe e pasurisë natyrore.
Do të vazhdojmë të jemi në terren deri në normalizimin e plotë të situatës.”, ka shkruar Lamallari.
