Hapësire reklamuese

Bota

Mori përpara me automjet njerëzit në paradën e LGBTQ+, autori qëllohet për VDEKJE gjatë operacionit policor

Shkruar nga Newsbomb
Mori përpara me automjet njerëzit në paradën e LGBTQ+,
Foto nga vendi i ngjarjes

Një automjet “ka marrë përpara” mbrëmjen e djeshme me një turmë njerëzish gjatë festimeve të komunitetit LGBTQ+ në Berlin, duke sjellë kështu që një person të ndërronte jetë dhe shumë të tjerë të mbeteshin të plagosur.

Ndërkohë autoritetet vendase kanë konfirmuar se i dyshuari si autor i sulmit Abdul B., 21 vjeç është qëlluar për vdekje gjatë një operacioni policor në një kompleks kopshtesh. Sipas raportimeve operacioni u zhvillua në Spandau, një lagje e lokalizuar në pjesën perëndimore të Berlinit.

Kutjojmë se drejtuesi i një automjeti të bardhë u fut në një shteg këmbësorësh në parkun qendror të Berlinit, pak para orës 22:00 me orën lokale, duke përplasur disa persona.

Qindra qytetarë ishin mbledhur në Berlin për të festuar Ditën e Rrugës Christopher, një nga aktivitetet më të mëdha të komunitetit LGBTQ+ në Evropë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese