Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Mes lotëve, dhimbjes dhe mallit, Elijona përqafohet me të vëllain te pllaka përkujtimore e nënës dhe motrës

Shkruar nga Newsbomb
Mes lotëve, dhimbjes dhe mallit, Elijona përqafohet me të
Elijona dhe i vëllai

Këtë të enjte, në qytetin e Sllavonski Brod është vendosur një pllakë përkujtimore në nderim të dhjetë viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik të autobusit në korrik të vitit 2021.

Ceremonia u zhvillua në një atmosferë të mbushur plotë me emocione, dhimbje dhe lot, ndërsa familjarët e viktimave përkujtuan me mall të dashurit e tyre.

Mes familjeve të prekura nga kjo tragjedi ishte edhe Elijona, e cila humbi nënën dhe motrën në aksident. Vëllai i saj ka ndarë në rrjetet sociale fotografi prekëse nga ceremonia e vendosjes së pllakës përkujtimore.

Në një nga fotografitë e publikuara, Elijona dhe vëllai i saj shihen të përqafuar mes lotësh, duke përjetuar edhe një herë dhimbjen e madhe.

Pllaka përkujtimore do të mbetet një simbol i përhershëm i kujtimit dhe nderimit për dhjetë viktimat e kësaj tragjedie.

Mes lotëve, dhimbjes dhe mallit, Elijona përqafohet me të
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese