Foto ilustruese
Dy turistë hungarezë kanë rrezikuar që të mbyteshin këtë të martë, teksa ishin duke garuar me kajak në Lumin Vjosa, në jugun e Shqipërisë.
Mësohet se dy turistët të apasionuar pas sportit sfidues të kanoe-kajakut, kanë humbur ekuilibrin në një rrjedhë të pjerrët të lumit Vjosa, në segmentin Badlonjë–Petran.
Ndërsa në vendngjarje ndodhej rastësisht në vendngjarje, ndodhej shtetasi Xhim Smith, i cili jeton në qytetin e Përmetit. Teksa pa që dy turistëve po iu rrezikohej jeta, Smith ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arritur t’i nxjerrë në breg të lumit.
Dy turistëve iu është dhënë ndihma e parë dhe gjendja shëndetësore e dy hungarezëve është jashtë rrezikut për jetën.
Sondazh
Poll
