Shqipëria ende mbetet objektiv i sulmeve kibernetike nga shtete si Irani dhe Rusia. Kjo është konfirmuar nga Departamenti Amerikan i Shetetit, në raportin më të fundit të Sigurisë për Shqipërinë nga Këshilli Këshillimor për Sigurinë Jashtë Vendit për llogari të DASH. Ky raport e konsideron vendin tonë si një prej vendeve më të rrezikuara seriozisht nga sulmet kibernetike të shteteve si Irani apo Rusia.
Në këtë raport janë përmendur sulmet e fundit të kryera nga Irani ndaj sistemeve shtetërore apo faqeve të internetit në Shqipëri.
“Shqipëria është një objektiv për sulme kibernetike keqdashëse nga aktorë shtetërorë, përfshirë Iranin dhe Rusinë. Shqipëria ka përjetuar gjithashtu sulme me programe “ransomëare” nga grupe kriminale kibernetike. Në vitin 2026, Irani kreu sulme kibernetike kundër faqeve të internetit dhe sistemeve shtetërore të Shqipërisë. Aktiviteti kibernetik keqdashës nga një shtet që dëmton qëllimisht infrastrukturën kritike ose dëmton përdorimin dhe funksionimin e tij për të ofruar shërbime për publikun mund të ketë efekte të brendshme, rajonale dhe globale; përbën një rrezik të lartë dëmtimi për popullsinë; dhe mund të çojë në përshkallëzim dhe konflikt”, thuhet në raport.
Ndërsa sa i përket nivelit të terrorizmit, raporti ka vlerësuar Tiranën si një kërcënim të nivelit të mesëm, megjithëse shtohet se në Shqipëri nuk ka [asur asnjë sulm terrorist gjatë dekadës së fundit.
Kërcëmimi i fundit terrorist, rezulton të jetë ai i vitit 2018, ku përmendet një komplot i regjimit të Iranit ndaj grupit të muhaxhedinëve në Shqipëri, sulm ky i vili u parandalua dhe autorët u arrestuan. Edhe në nivelin e kriminalitetit, Tirana konsiderohet me rrezik mesatar.
Më tej Departamenti Amerikan i Shtetit e ka vlerësuar Tiranën si një vend me kërcënim të ulët për dhunë politike të drejtuar ose që prek interesat zyrtare të qeverisë amerikane.
