Angie Marcela Ramírez Vargas, një influencere kolumbiane, ishte duke pritur në semafpr me makinën e saj menjëherë pasi kishte mbaruar palestrën, kur papritur u ekzekutua në vend.
Sipas mediave të huaja ka qenë një nga dy personat që ndodheshin në një motorçiklletë ai i cili vrau influenceren kolumbiane 27-vjeçare Angie Marcela Ramírez Vargas, duke e qëlluar nga afër. Gjithë krimi ndodhi në një ambient publik plot me njerëz, pranë një qndre tregtare në Pitalito, në jug të Kolumbisë.
27-vjeçarja arriti të vazhdoi të ngiste makinën për afërsisht 100 metra përpara se të humbiste kontrollin dhe të ndalonte plotësisht. Shërbimet e urgjencës e çuan me shpejtësi në spital, por fatkeqësisht ajo ndërroi jetë disa minuta më vonë nga plagët e shumta të shkaktuara nga të shtënat me armë zjarri, raportojnë mediat e huaja.
Siç shihet nga pamjet e mëposhtme xhami i automjetit është i bërë copash dhe brenda ndodhet trupi i pajetë i të resë.
???????????? | En Pitalito (Huila), un nuevo ataque sicarial dejó como víctima a la joven Angie Marcela, asesinada frente al centro comercial Gran Plaza San Antonio la noche del viernes 24 de julio.#Noticias #Pitalito #Huila #Seguridad pic.twitter.com/5KfkPcsyW3
— InfoColombia (@InfoColombia23) July 26, 2026
Sipas hetimeve të deritanishme, dy sulmues të armatosur me motorçikletë i janë afruar pranë automjetit të saj dhe e kanë qëlluar disa herë para se të largoheshin me shpejtësi. Policia nisi një ndjekje të gjerë dhe rrethoi zonën brenda pak minutash. Oficerët më vonë konfiskuan një motoçikletë dhe një armë zjarri që ata besojnë se u përdorën në sulm.
Më tej u arrestua një 48-vjeçar, i cili u gjet i fshehur në një shkurre, si i dyshuar si pasagjeri që qëlloi me armë zjarri.
Motivet e këtij krimi të kryer në gjakftohtësi të plotë nuk dihen ende.
#Pitalito ????
— TSM Noticias (@tsmnoticias) July 25, 2026
Así fue la captura del presunto responsable de asesinar a Angie Marcela Ramírez Vargas, este viernes en #Pitalito
Las autoridades informaron que tras una persecución y un contundente operativo policial, fue capturado el presunto responsable del homicidio de una… pic.twitter.com/3iTkwKpcd2
