Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 ballë goditi këtë të martë qytetin e Kumamotos, në ishullin jugor Kyushu të Japonisë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për mijëra banesa.
Si pasojë e lëkundjeve të forta, të paktën 50 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa disa të tjerë u bllokuan brenda një qendre tregtare.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) lëshoi përkohësisht një paralajmërim për cunami për Gjirin Ariake, në brigjet perëndimore të Kumamotos, i cili ndodhet rreth 540 milje në jugperëndim të kryeqytetit Tokio.
Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, u bëri thirrje banorëve të shmangin zonat bregdetare, pasi ishte parashikuar mundësia e një cunami me valë deri në 1 metër të larta.
Autoritetet raportojnë gjithashtu për dëmtime në rrugë, ura dhe ndërtesa, si edhe ndërprerje të energjisë elektrike dhe shpërthim zjarresh në disa zona.
