Hapësire reklamuese

Bota

“Përvëlohet” Europa, Spanja dhe Franca në alarm nga i nxehti ekstrem, rritet rreziku i zjarreve

Shkruar nga Newsbomb
“Përvëlohet” Europa, Spanja dhe Franca në alarm nga i
Foto ilustruese

Spanja dhe Franca po përgatiten për një valë të re të nxehtit, me temperaturat që pritet të kalojnë 40 gradë Celsius në disa rajone.

Shërbimi kombëtar meteorologjik i Spanjës njofton se temperaturat e larta do të vazhdojnë deri të dielën, ndërsa paralajmëron për rrezik ekstrem nga zjarret. Ndërkohë, zjarrfikësit vazhdojnë betejën me disa nga zjarret më të mëdha dhe më shkatërruese në historinë e vendit.

Në Francë, rajonet jugperëndimore Gironde dhe Landes janë vendosur në “alarm të verdhë” për shkak të valës së të nxehtit që pritet të godasë të mërkurën. Autoritetet paralajmërojnë se temperaturat e larta mund të vështirësojnë edhe më tej përpjekjet për shuarjen e zjarreve “shumë të paparashikueshme” në Gironde.

Kryebashkiaku i Bordeaux, Thomas Cazenave, deklaroi se po përgatiten për “të gjitha eventualitetet”, pasi një nga zjarret që po digjet në Francë është 15 km larg qytetit jugperëndimor.

"Po përgatitemi të akomodojmë një numër të madh njerëzish nëse urdhërohen evakuime të mëtejshme", tha Thomas Cazenave.

Sipas autoriteteve, rreth 220 mijë persona janë evakuuar në Francë, ndërsa në Spanjë mbi 100 mijë banorë janë larguar nga zonat e rrezikuara, ku zjarret po vazhdojnë në perëndim të Madridit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese