Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shehaj vodhi marrëveshjen sekrete Shqipëri-SHBA, sot shqyrtohet kërkesa për përjashtimin e tij me 60 ditë nga Kuvendi

Shkruar nga Newsbomb
Shehaj vodhi marrëveshjen sekrete Shqipëri-SHBA, sot shqyrtohet
Momenti kur Shehaj largohet me vrap

PS kërkoi ditën e djeshme përjashtimin për 60 ditë nga Kuvendi për Agron Shehaj, pas vodhi marrëveshjen sekrete Shqipëri-SHBA dhe u largua me vrap. Po ashtu, socialistët kërkojnë referimin e çështjes në SPAK.

Vendimi për këto kërkesa pritet të merret sot në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, e cila është parashikuar të nisë në orën 09:30.

Në kërkesën për përjashtimin e Shehajt, PS thotë se “Këshilltarja e ndoqi deputetin dhe në përpjekje për ta ndaluar dhe ta rimarrë dokumentin, u rrëzua nga shkallët dhe pësoi lëndime të rënda, siç vërtetohet dhe nga pamjet video bashkangjitur kësaj kërkese.”

Ata shprehen se veprimi i Shehajt përbën përvetësim të informacionit të klasifikuar, si dhe ka cenuar sigurinë kombëtare.

Ata kërkojnë referimin në SPAK duke deklaruar se Shehaj ka kryer veprat penale si më poshtë:

(i) përvetësimi ose marrja e paligjshme e informacionit të klasifikuar, duke qenë se dokumenti përmban informacion që mbrohet me ligj;

(ii)vjedhja ose forma të tjera të përvetësimit të paligjshëm, për shkak të mënyrës së marrjes;

(iii)  grabitja sepse dokumenti është marrë me përdorim force ose kërcënimi ndaj personit që e mbante;

(iv) pengimi i detyrës së funksionarit publik sepse forca është ushtruar ndaj një punonjësi publik gjatë ushtrimit të detyrës;

(v) dokumenti lidhet me sekretin shtetëror dhe në këtë rast mund të verifikohen edhe dispozita të posaçme për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, të cilat parashikojnë vepra më të rënda penale, sidomos kur veprimi cënon sigurinë kombëtare dhe personi i dyshuar mund të ketë synuar dorëzimin e këtij materiali aktorëve të tjerë, të paidentifikuar nga ne, por që duhet të hetohen nga prokurorët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese