Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë deklarata në lidhje me territoret në perëndim të Ukrainës, duke thënë se ato mund t’u kthehen vendeve që, sipas tij, i kanë pasur historikisht.
Putin kujtoi se këto zona iu dhanë Ukrainës nga Joseph Stalin pas Luftës së Dytë Botërore, por theksoi se kjo ndodhi në kuadër të Bashkimit Sovjetik
“Me sa duket, Stalini nuk e kishte menduar kurrë se mund të krijohej një situatë si ajo e sotmja,” tha ai.
Putin shtoi se Ukraina “herët ose vonë” do t’i humbasë këto territore dhe se zonat që dikur i përkisnin Polonisë, Hungarisë dhe Rumanisë “do të kthehen historikisht në vendin e tyre”.
Ai përsëriti gjithashtu narrativën se Rusia nuk ka nisur luftën në Ukrainë, duke e paraqitur konfliktin si reagim ndaj veprimeve të Kievit me mbështetjen e Perëndimit.
