Një ngjarje rëndë ka ndodhur në qytetin Orange të Francës, ku pesë trupa foshnjash të porsalindura janë gjetur në banesën e një çifti.
Sipas mediave franceze, trupat u zbuluan nga policia brenda disa kutive kartoni. Gruaja kishte sjellë në jetë vetëm një ditë më parë një djalë të shëndetshëm. Çifti ka edhe dy fëmijë të tjerë, të moshës 8 dhe 12 vjeç.
Raportohet se ishte bashkëshorti i gruas ai që gjeti fillimisht një nga trupat, në gjendje të kalbur, brenda një kutie. Zbulimi u bë gjatë një debati mes çiftit për përmbajtjen e saj.
Menjëherë pas kësaj, burri e dërgoi trupin e foshnjës në spital dhe njoftoi autoritetet. Me mbërritjen në banesë, policia zbuloi edhe katër trupa të tjerë foshnjash, të vendosur në qese plastike, të cilat ishin futur brenda kutive të kartonit.
