Hapësire reklamuese

Bota

Trump “kokë më kokë” me Zelenskyn dhe Netanyahun, Shtëpia e Bardhë: Takimet përfunduan, ishin pozitive

Shkruar nga Newsbomb
Trump “kokë më kokë” me Zelenskyn dhe Netanyahun,
Trump me Zelenskyn dhe Netanyahun

Presidenti Donald Trump zhvilloi ditën e sotme dy takime shumë të rëndësishme në Shtëpinë e Bardhë, ku ai priti presidentin Ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Takimi i parë i shefit të Shtëpisë së Bardhë qe me Zelenskyn, ku sipas detajeve të dhëna nga presidenti ukrainas u fol rreth aksesit të Kievit në interceptorët e raketave Patriot dhe ringjalljes së diplomacies. Ndërsa pas takimit me të Trump priti në Zyrën Ovale, Netanyahun, me të cilin e ende nuk detaje në lidhje me bisedimet pasi të dyja takimet ishin të mbyllura për mediat.

Në përfundim është bërë një reagim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë përmes sekretares së shtypit Karoline Leavitt, e cila shkroi në “X”: “Presidenti Trump ka përfunduar takimet e tij në Zyrën Ovale me Presidentin Zelenskyy dhe Kryeministrin Netanyahu. Të dy takimet ishin pozitive dhe produktive!”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese