Hapësire reklamuese

Aktualitet

DEL FOTO, kush është "Visi i Pojës" i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës! Garantonte kalimin e kokainës me "korrier" drejt Italisë

Shkruar nga Newsbomb
DEL FOTO, kush është "Visi i Pojës" i
Elvis Doçi i njohur si "Visi i Pojës"

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit të trafikut të drogës që u godit nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato italiane.

Sipas raportimeve, Visi i Pojës rezulton i përfshirë në trafikun e 8 kilogramëve kokainë në Itali, ngarkesë e trafikuar për llogari të grupit të lidhur me Adi Çobën, ky i fundit një prej drejtuesve të grupit kriminal.

Nuredin Dumani duket se ka qenë “çelësi” i operacionit të jashtëzakonshëm të realizuar nga drejtësia shqiptare, SPAK në bashkëpunim me antimafian italiane. I penduari I drejtësisë ka ndihmuar autoritetet shqiptare dhe italiane të zbardhin një prej rrjeteve më të mëdha të trafikut të drogës me qendër në Durrës.

Në dëshminë e tij para Prokurorëve të Antimafias italiane dhe autoriteteve shqiptare, Dumani ka identifikuar Elvis Doci, i njohur në botën e krimit si "Visi i Pojës", si një nga figurat më të rëndësishme të trafikut të heroinës dhe më vonë të kokainës në Shqipëri dhe më gjerë. Ai e përshkruan Docin si “negociator shumë të aftë”, i lidhur ngushtë me klanin Troplini, konkretisht me Xhevdet Troplinin, një emër me peshë në Durrës.

“Nuk ka asnjë tjetër që njihet si Visi i Pojës”, – ka deklaruar Dumani gjatë një prej seancave të marrjes në pyetje. Sipas tij, grupi i Docit ka qenë ndër më të fuqishmit në Durrës gjatë viteve 2010–2013, duke dominuar tregun e heroinës, ndërsa nga viti 2013, e gjithë struktura është zhvendosur drejt trafikut të kokainës me sasi që shkojnë deri në “tonelata”.

Elvis Doçi, apo i njohur me nofkën “Visi i Pojës” është një personazh me “emër” për drejtësinë shqiptare. Një vit më parë në banesën e këtij shtetasi u zhvilluan kontrolle ndërkohë që SPAK lëshoi dhe një urdhër-arrest.

Në kuadër të këtij operacioni asokohe blutë sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 milionë euro cash vetëm në banesën e Elvis Doçit.

Ndërkohë që emri i tij është lakuar në shumë ngjarje kriminale që kanë tronditur vendin tonë. Sakaq, jo më larg se disa javë më parë edhe ish-kryeministri Berisha në daljet e tij televizive i ka bërë thirrje Doçit që të distancohej nga zgjedhjet pasi ashtu si kyredemokrati pretendonte po kërcënon qytetarët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese