
Kryeministri Edi Rama i cili është dhe mikpritësi i Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, në përfundim të sesionit të parë të punimeve të këtij samiti ftoi liderët europianë për të konsumuar drekën.
Teksa vendosi në dukje një prej virtyteve të shqiptarëve, mikpritjen, Rama me humor i tha se ndryshe nga shprehja e njohur se “dreka nuk është kurrë falas”, në Shqipëri miqtë janë gjithmonë të mirëpritur dhe të respektuar.
“Në Kanun ka një kapitull që ka të bëjë me mikpritjen. Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut, kjo fjali është shumë e thellë, është edhe origjinë e faktit që ne arritëm në fund të Luftës së Dytë Botërore si vendi që kishte më shumë hebrenj. Ata erdhën si miq dhe shqiptarët i mbrojtën me jetën e tyre.
Ndër të gjitha këto gjëra që ne bëjmë për miqtë e kemi shumë të rëndësishme t’u japim ushqim shumë të mirë. Pavarësisht se thuhet dreka asnjë herë nuk është falas, sot do ta shikoni se është e kundërta. Sa herë të vini në Shqipëri, në çfarëdolloj cilësore do të jeni gjithmonë të mirëpritur“, tha Rama.