Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Volodymyr Zelensky i bën thirrje Putinit nga Tirana, s’lë pa përmendur para europianëve rëndësinë e Donald Trump

Shkruar nga Newsbomb
Volodymyr Zelensky i bën thirrje Putinit nga Tirana, s’lë pa
Volosymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka hapur fjalën e tij në Samitin e Komunitetit Politik Evropian me një falenderim për kryeministrin Edi Rama.

Duke e cilësuar atë si një mik të mirë,  Zelensky i shprehu mirënjohje për mikpritjen e sotme në Tiranë si dhe për mbështetjen që Shqipëria ka vijuar t’i japë Ukrainës gjatë këtyre viteve të vështira ku po përballen me agresionin rus.

Ndër të tjera, Zelensky i bëri thirrje presidentit rus, Vladimir Putin që t’i japë fund luftës, pasi Ukraina e dëshiron një gjë të tillë, ose në të kundërt Europa duhet të fuqizojë sanksionet ndaj Rusisë dhe të “paralizojë” bankat e saj dhe infrastrukturën energjitike.

Gjithashtu, në këtë tavolinë ku janë mbledhur liderët e Perëndimit, Zelensky theksoi edhe rëndësinë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë si dhe domosdoshmërinë e influencës së presidentit Donald Trump.

“Trump dëshiron që ti japë fund luftës dhe duhet të qëndrojmë afër me presidentin Trump se mbështetja e SHBA, e Amerikës është thelbësore dhe e domosdoshme dhe është e rëndësishme që të t punojmë së bashku dhe për këtë arsye unë do t’ju mbaj të informuar për gjithçka që do ndodhë sot në Stamboll”, tha Zelensky.

Pjesë nga fjala e Zelenskyt:

I dashur mik shumë faleminderit, faleminderit ju dhe Shqipërisë që ka keni pritur sot, jo vetëm në këtë vend ë bukur tuajin, por që beson te Europa. E vlerësoj shumë fakti që ne e që lufta e Rusisë duhet të përfundojë sa më shpejt dhe në një mënyrë të drejtë. Ukraina ka nevojë për paqe dhe paqja varet në Europë nëse Ukraina do e marrë atë. Disa hapa të rëndësishme për ta mbyllur luftën në rast se Putin nuk do të kishte frikë të vinte në Turqi.

Unë isha dje në Ankara dhe isha i gatshëm për një takim me Putin qoftë në Ankara apo Stamboll jo thjesht për një takim po për të mundur zgjidhur të gjitha çështjet por ai nuk ra dakord.Putin nuk  ra dakord dhe shihej qartë që delegacioni që erdhi ishte në një nivel shumë të ulët dhe askush nga ata s’mund të merrnin vendime në Rusi, Megjithatë unë dërgova një ekip në Stamboll që udhëhiqej nga ministri i  mbrojtjes për të parë nëse rusët do vendosnin ndonjë gjë.

Duhet të ketë armëpushim të plotë ose të drejtë, pikërisht se vrasjet duhet të marrin fund dhe në rast se përfaqësuesit e Rusisë në Stamboll nuk do të bien dakord atëherë është100% e qartë që Putin vazhdon të minojë diplomacinë dhe është e qartë që ne duhet të arrijmë një rezultat dhe kjo duhet të fillojë me armëpushimin. Rusia ka dërguar të njëjtën njerëz që dërgoi në 2022 dhe tregoi se nuk  ka ndryshuar asgjë, po bëjnë gjithçka të mundur që takimin e Stambollit ta kthejnë në një takim në inskenuar dhe bosh.

Nuk jemi ne apo udhëheqësit perëndimit që po i minojmë këto negociata, por janë rusët që kanë dërguar kokbosha në këto takime dhe kjo shkatërron edhe përkufizimin e diplomacisë. Ajo që shohim nga delegacioni rus është teatër dhe bota duhet të reagojë, duke përfshirë sanksione ndaj energjisë dhe bankave të tyre dhe presioni duhet të rritet.

Ne jemi të gatshëm që ti japim fund luftës., Duhet ti japim fund vrasjeve, i bëj thirrje Putinit. Ne duhet të ndërtojmë dhe të arrijmë një nivel në negociata dhe kjo duhet bërë duke liruar të burgosurit e luftës dhe duke liruar Rusia të gjitha pengjet civile që ka. Së treti ne duhet të përkuzfizojmë qartësisht që cilat çështje duhet të udhëhiqen dhe ne dimë kush i merr vendimet e vërteta në Rusi. Ne me të gjithë këtu kemi krijuar të organizojmë një infrastrukturë të re për Europën dhe e dini që ka ardhur koha që të marrin disa masa.

Trump dëshiron që ti japë fund luftës dhe duhet të qëndrojmë afër me presidentin Trump se mbështetja e SHBA, e Amerikës është thelbësore dhe e domosdoshme dhe është e rëndësishme që të t punojmë së bashku dhe për këtë arsye unë do t’ju mbaj të informuar për gjithçka që do ndodhë sot në Stamboll.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese