Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama e “fajësoi” për motin me shi, Starmer s’kursen batutat me homologun e tij: Kur erdha unë ishte diell! Më la mbresa fjalimi juaj

Shkruar nga Newsbomb
Rama e “fajësoi” për motin me shi, Starmer s’kursen
Starmer dhe Edi Rama

Në samitin, i cili po mbahet në Tiranë në moton: “Europa e re në një botë të re: uniteti-bashkëpunimi-veprimi i përbashkët”, ka marrë fjalën edhe kryeministri Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer.

Fillimisht ai i është drejtuar me humor kryeministrin Rama i cili e “fajësoi” për motin e keq në Tiranë, ndërkohë që më tej vijoi duke i shprehur falënderimet e tij për këtë takim dhe fjalimin që kreu i qeverisë shqiptare mbajti në hapjen e Samitit.

“Më vjen shumë mirë që të shoh gjithkënd këtu. Faleminderit Edi që na mblodhe bashkë, Do të kujtoja që kur zbrita nga avioni është diell, që këto zëra që moti është faji i britanikëve është i gabuar. Është një takim i rëndësishëm. Më la mbresë fjala hapëse e juaja sepse jeni në një epokë të re e themi të gjithë por duhet të kuptojmë që është një epokë që karakterizohet nga luhatja, paqëndrueshmëria. Ndërkohë që e bëjmë këtë mundësia që të gjithë udhëheqësit europianë të mblidhen së bashku, vlera e KPE nuk mund të jetë më e rëndësishme se kaq”, tha ai, teksa listoi në vijim edhe shqetësimet e kërcënimet me të cilat Europa është duke u përballur gjatë viteve të fundit.

Një prej tyre sigurisht është dhe lufta ne Ukrainë për të cilët të gjithë liderët vunë në dukje qëndrimin e tyre dhe rëndësinë që ka paqja dhe fundi i këtij agresioni nga ana e Rusisë.

Starmer tha se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin duhet të ulet në një tryezë me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, ose në të kundërt ai duhet të paguajë çmimin për të cilin u bëri thirrje liderëve të Europës që të marrin masa dhe të ashpërojnë sanksionet e tyre.

“Putin duhet të vijë në tryezë për ta diskutuar këtë gjë. Duhet ta ndjekim deri në fund se nëse Rusia nuk do të ulet në këtë tryezë, Putin duhet të paguajë çmimi. Putin nuk e ka seriozisht paqen, ndërkohë që Ukrainë ka dëshmuar që është pala e paqes. Gjatë këtij konflikti udhëheqja juaj . Gjithashtu edhe udhëheqja juaj drejt paqes të cilët ishin ju që vendosët në tryezë këtë armëpushim”, tha Starmer duke theksuar se vendi i tij është gati që të luajë rolin e tij.

Një tjetër pikë e cila u diskutua me interes të madh nga Starmer ishte ajo e emigracionit. Kryeministri britanik u shpreh se emigracioni vijon të jetë një sfidë e madhe me të cilën të gjitha vendet duhet të bëhen bashkë me qëllim për ta përballuar.

“Emigracioni është një sfidë që në fakt ka viktima ata më të varfërit dhe që ndikon në shërbimet tona, prandaj dhe unë e kam bërë pjesë të rendit të ditës në Budapest dhe natyrisht edhe pjesë të axhendës tonë. E vërteta është që kjo është një sfidë përtej kufijve tanë, një sfidë që dueht të përballemi së bashku. Është koha tashmë të punojmë së bashku që të përcaktojmë kufijtë e përbashkët. Dje isha në portin e Durrësit dhe e pashë se si forcat e MB po punojnë me shqiptarët për të luftuar krimin kufitar”, tha Starmer.

Pjesë nga fjala e kryeministrit britanik:

Më vjen shumë mirë që të shoh gjithkënd këtu. Faleminderit Edi që na mblodhe bashkë, Do të kujtoja që kur zbrita nga avioni është diell, që këto zëra që moti është faji i britanikëve është i gabuar. Është një takim i rëndësishëm.

Më la mbresë fjala hapëse e juaja sepse jeni në një epokë të re e themi të gjithë por duhet të kuptojmë që është një epokë që karakterizohet nga luhatja, paqëndrueshmëria. Ndërkohë që e bëjmë këtë mundësia që të gjithë udhëheqësit europianë të mblidhen së bashku, vlera e KPE nuk mund të jetë më e rëndësishme se kaq.

Isha kaq i kënaqur që kur mikëpritja samitin vitin e kaluar menjëherë pasi u zgjodh qeveria ime. Ishte shumë e rëndësishme për mua që të sinjalizonim për të punuar më ngushtë me partnerët tanë dhje për të forcuar raportin e Anglisë me BE. Që prej asaj kohe siç e k mi parë ne kemi intensifikuar angazhimin me europianët duke kuptuar që partneriteti është jetik. Dhe në fakt ndërkohë kemi punuar për këtë aleancë.  Kam kënaqësi që jam kryeministri i parë që vij këtu britanik dhe të punoj me ju.

Sigurisht sfida më urgjente sot këtu është sigurimi i një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. E natyrisht duhet të bëjmë më shumë për mbrojtjen tonë, javën e kaluar shpalla një paketë tjetër sanksione për rusët në mënyrë që të mbrojmë infrastrukturën tonë nga Putin. Moment i rëndësishëm për Ukrainën po dhe për të bërë bashke dhe për të garantuare argumentin e mbështetur nga Trump për një armëpushim. Putin duhet të vijë në tryezë për ta diskutuar këtë gjë. Duhet ta ndjekim deri në fund se nëse Rusia nuk do të ulet në këtë tryezë, Putin duhet të paguajë çmimi. Putin nuk e ka seriozisht paqen, ndërkohë që Ukrainë ka dëshmuar që është pala e paqes. Gjatë këtij konflikti udhëheqja juaj . Gjithashtu edhe udhëheqja juaj drejt paqes të cilët ishin ju që vendosët në tryezë këtë armëpushim.

Mbretëria e Bashkuar është gati që të luajë rolin e vet. Natyrisht edhe të tjerët po punojnë intesnivisht për këtë që të gjithë atë arrijmë një zhvendosje brezash.

Emigracioni është një sfidë që në fakt ka viktima ata më të varfërit dhe që ndikon në shërbimet tona, prandaj dhe unë e kam bërë pjesë të rendit të ditës në Budapest dhe natyrisht edhe pjesë të axhendës tonë. E vërteta është që kjo është një sfidë përtej kufijve tanë, një sfidë që duhet të përballemi së bashku. Është koha tashmë të punojmë së bashku që të përcaktojmë kufijtë e përbashkët. Dje isha në portin e Durrësit dhe e pashë se si forcat e MB po punojnë me shqiptarët për të luftuar krimin kufitar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese