Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Presidenti i KiE mban fjalën në Samit: Faleminderit për këtë mikpritje të ngrohtë, BE e re do të jetë partner për integrimin evropian

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti i KiE mban fjalën në Samit: Faleminderit për
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa

Kryeministri i Shqipërisë, mikpritësi i Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian a mbajtur i pari fjalën në nisje të seancës së parë e cila po mbahet në TOB. Pas fjalës së tij, Rama ftoi presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Costa komentoi kohën me shi, por sipas tij shumë e ngrohtë njësoj si mikpritja në Tiranë.

“Moti edhe pse me shi, kohë e ngrohtë. Faleminderit për këtë mikpritje të ngrohtë.

Kemi promovuar të drejtat e njeriut, çështje që mund të avancohen vetëm nëse bashkëpunojmë në mënyrë kolektive. Rendi shumëpalësh vazhdon të sulmohet dhe në mënyrë të vazhdueshme.

Duhet të jemi të bashkuar dhe Evropa duhet t’ja dalë mbanë për të sjellë paqe të drejtë dhe kohëgjatë për Ukrainën. E dimë i dashur Volodymyr që siguria juaj është edhe e jona. Evropa duhet të investojë më shumë te mbrojtja e saj sepse kemi mësuar se paqja pa mbrojtje është iluzion, Evropa duhet të krijojë kushtet e duhura për paqe në Lindjen e Mesme, se në rast se nuk e bëjmë këtë, do të minohet siguria e Evropës dhe vendeve fqinje, por edhe autoriteti i saj.

Evropa duhet t’ja dalë mbanë të zgjerojë rrjetet e tregtisë botërore. Ne nuk duhet t’i jepemi tundimit të proteksionizmit por duhet të kemi partneritete dhe të shmangim mentalitetin me shumatoren zero. BE e re do të jetë partner i besueshëm për integrimin evropian por edhe bashkëpunimin për energjisë, sigurinë dhe mbrojtjen.-  tha Costa.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese