Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kancelari gjerman këmbëngul për mbështetjen e Amerikës nga Tirana: Duhet të bëjmë çdo përpjekje që ta kemi në anën tonë, janë të pazëvendësueshëm!

Shkruar nga Newsbomb
Kancelari gjerman këmbëngul për mbështetjen e Amerikës
Kancelari gjerman Friedrich Merz

Kancelari gjerman Friedrich Merz është shprehur se ndihma e Amerikës është kyçe për të ardhmen e Ukrainës, ndaj Bashkimi Europian duhet të bëjë çdo përpjekje të mundshme për ta pasur atë në anën e vet.

“Ne duhet të bëjmë çdo përpjekje të mundshme që Amerikanët t’i kemi në anën tonë. Nuk mund t’i zëvendësojmë kurrë ata”, u shpreh Merz nga Tirana, ku po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian. Ai theksoi se Gjermania dhe Europa është pranë Ukrainës.

Një nga çështjet e tjera që kancelari i ri gjerman ngriti mes liderëve europianë, është dhe emigracioni i paligjshëm.

“Ne përballemi me çështjen e emigrancionit dhe Keir Starmer e theksoi këtë. Ne përballemi me kërcënime nga emigrancioni dhe po përpiqemi ta zgjidhim atë. Duhet të bëjmë diçka edhe vetëm. Gjithçka po bëjmë është të bashkërendojmë përpjekjet tona me fqinjët”, u shpreh Friedrich Merz.

Gjithashtu, kancelari konservator i Gjermanisë theksoi nga Tirana atë që tha dy ditë më parë në Bundestag, se vendi i tij do të punojë për të pasur ushtrinë më efikase në Europë.

“Ne jemi të gatshëm për shpenzimet ushtarake, për mbrojtjen. Por kam një kërkesë, le të mos flasim vetëm për paratë. Por të flasim dhe për sistemin. Për efikasistetin. Ne po shpenzojmë shumë para te prokurimet, prandaj vendi im, qeveria ime janë vërtet të gatshëm të tregojnë që ka bashkëpunim më të mirë në Bashkimin Europian”, u shpreh Merz.

Tema e fundit që kancelari ceku gjatë fjalës së tij, ishte konkurrueshmëria e ekonomive europiane në tregun e madh global. Ai personalisht theksoi se i ka kërkuar qeverisë së tij që të jetë sa më e pranishme të jetë e mundur në institucionet dhe ngjarjet europiane.  

“Çështja e fundit që dëshiroj të ngre, lidhet me konkurrueshmërinë e industrive tona. Demokracitë tona, sistemet tona janë në rrezik. Unë i kam kërkuar qeverisë time që të jetë sa më shumë të jetë e mundur në institucionet europiane”, përmbylli kancelari Friedrich Merz.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese