Presidenti truk, Rexhep Tayip Erdogan ka mbajtur fjalën e tij nga Samiti i Komunitetit Europian që po mbahet në Tiranë.
Siç ishte zbuluar edhe më herët, në fokus të bisedimeve do të ishte mjedisi i krijuar nga luftërat, si në Ukrainë apo Gaza. Duke folur për këtë, Erdogan theksoi para liderëve të tjerë, se është momenti për të qëndruar të bashkuar në mënyrë që t'i japin fund luftërave.
Erdogan, e cilësoi një moment kritik situatën në Ukrainë, teksa bëri thirrje që armët duhet të heshtin dhe për këtë duhet kontributi i të gjitha shteteve. Po ashtu, edhe për situatën në Gaza, presidenti turk bëri thirrje për një paqe të përhershme si rruga e vetme për të sjelle përsëri jetesën në Gaza.
"Jam shumë i kënaqur që gjendem sot me ju sërish. Doja të falenderoja Edi Ramën dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë samit. Jemi mbledhur bashkë për të kontribuar në një vizion të ri.
Për të tejkaluar krizën e besimit në arenën ndërkombëtare, e nevojshme një arkitekturë gjithëpërfshirëse. Duhe të nisë në shtpinë tonë, pikë sëpari. Janë shmë fusha ku ne mund të bashkëpunojmë, në këto kohë kritike ku dikutojmë të ardhmen europiane, ne besojmë se këto përpjekje duhet të përfshijnë edhe aleatë që nuk janë anëtarë të BE.
Në fakt në këtë lloj ideje, shumë luftëra na kanë tregaur se për çështje jetike na kanë treguar se nëse përçaheni bëhemi më të dobët dhe nëse bashkohemi jemi me të fortë. Praktikat e vizave si ajo e Schengen qe kufizon lëvizshmërinë duhet të rishikohen, po i afrohemi gjithmonë e më tepër objektivit. Si një vend me infrastkrutrën më të zhvilluar energjitike në rajon, Turqia luan një rol të rëndësishëm. Hapa që kemi ndërmmarë ofrojënë mundësi jo vetëm për vendin tonë por edhe për rajonin. Turqia jëp një kontribut domethënës.
Miq të shquar jemi në një moment kritk që armët të heshtin në Ukrainë. Sot si në të shkuarën, gjithsescili kontribo. Inkurajimi i palëve pa i inkuruajur për asgjë, për arritjen e një paqeje. Kam, zhvilluar takimi më vetë me presidetët Zelensky dhe Putin. Zelensky ishte dje në Ankara, vendosi të nisë bisedimet teknike. Ne besojmë se kjo mundësi nuk duhet humbur, Rusia, Ukraina, Turqi po zhvillojnë bisedime në Stamboll.
Në këtë fazë, mbështetemi tek të githë parnterët tanë, siç e kam thënë gjithmonë nuk ka humbës në një paqe të drejtë. Të shquar krerë shtetesh dhe qeverish, Gaza ka përjetuar një katastrofë të pashembullt. Duhet ti themi ndal, mjaft kësaj. Europa të shfqë qasjen e duhur për të vendosur paqen në Gazë. Pra nuk lemi asnjë veprim përveç një armëpushimi të përhershëm, për ta bërë Gaën të jetueshme sërish. Në përfundimin e kofliktit në Siri, dekarlata e Trump që SHBA do të heqë sanksionet, ka treguar edhe një herë se sa rëndësi i kushton stabilitetit.
Presim që sankionet e vendosura nga BE kundër ish regjimit të hiqen menjhëherë. Kjo mbështejte do të ketë po ashtu një efekt për kthimin vullnetarë të sirianëve. Mjedisi aktual ku siguritë po rriten, tregon se duhet të bëhemi bashkë. Kështu, nuk do të ketë asnjë sfidë që nuk do mundemi të kalojmë si kontinekt. Shpresoj se takimi jonë të japë kontribut.", tha Erdogan.
