Kryeministja italiane Girogia Meloni është shprehur tepër optimiste për formimin e Europës së madhe, pjesë e diskutimeve të samitit të 6-të të Komunitetit Politik Europian të organizuar për herë të parë në Shqipëri.
Pavarësisht anëtarësimit në organizatën e BE-së, Meloni është shprehur se bashkëpunimi me shtetet e Ballkanit Perëndimor është thelbësore për mbarëvajtjen, duke i ciëlsuar ata si zemra e Europës.
Ndër te tjera, teksa thekson krizën e madhe botërore që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka sjellë në vend, Meloni tregon dhe njëherë mbështetjen për popullin ukrainas dhe presidentin Zelensky si dhe rëndësinë e lartë të nënshkrimit të paqes mes dy vendeve.
Meloni përmbyll fjalën e saj duke u shprehur se vendet e Europës janë vetë paqa dhe se është në dorën e tyre që bota të shikojë në Europë të bashkuar që lufton për të mirën e popujve dhe shteteve, të aftë për të ndërtuar Europën që duan.
“Faleminderit Edi për mikëpritjen e bukur por dhe për faktin që më ka bërë të ndihem shuëm të re me atë video që u shfaq. Dëshiroj të uroj Edin për rizgjedhjen e tij tërësisht të papritur si udhëheqës i qeverisë së Shqipërisë. Jam e kënaqur që Europa do të bështetet tek këmbëngulja dhe vendosmëria e tij. Momenti rëndësishëm jo vetëm për kombin shqiptar, por për të gjithë ne.
Shqipëria është sigurisht Europë pavarësisht nëse janë pjesë e një organizate apo jo. Fakti që ne jemi këtu sot, domethene që po ndërmarrim një hap përpara në ribashkimin e Europës sepse nëse dëshirojmë të ndërtojmë Europën e re, nuk e bëjmë dot pa Ballkanin Perëndimor.
Janë pikërisht këta popuj që janë pjesë e saj, zemra e saj, ura lidhëse mes lindjes dhe perëndimit. Plaga që ka sjellë lufta në Ukainë dhe që i ka shkaktuar rendit botëror, vazhdon të sjellë destabilimin në rajon. Mund të sjellë dhe carje të tjera apo kriza të tjera. Për këtë ne do të vazhdojmë të qëndrojmë krah Ukrainës dhe do të bëjmë të pamundurën që kjo luftë të marrë fund menjëherë sepse siguria dhe liria jonë varen nga restaurimi i forcës së ligjit dhe jo nga ai që mendon se është më i fortë.
Nuk ka gjë më europaine se një popull që vendos cdo gjë në rrezik për lirinë e tyre, sepse cdo ditë heroizimi dhe qëndresa e ukrainasve na tregon se cfarë është europa dhe identiteti i përbashkët, europa. Pameë dje që ju dje ishit të gatshëm të uleshit në tryezën e negocoiatave dhe kjo tregon se ksuh bën propagandë për paqen dhe kush është i vërtetë. Por ajo që ndodhi dje mund të jetë një hap pas por ne duhet të tregojmë vendosmëri për të arritur paqen.
Megjithatë jam shumë dakort më shumë nga gjërat që tha Edi, por të ndërtosh një Europë të re në jë botë të re, di të thotë që përpara se të flasim për ata që duhet të bëjmë , duhet të mendojmë se cilat janë themelet tona dhe për atë se kush jemi.
Në rast se Europa tregopn që nuk ka aftësi të përballet me sfidat e reja, atëherë është përgjegjësia jonë. Ne e kemi në dorë nëse duam të shikojmë rënien apo do të luftojmë për të mirën e saj.
Ne jemi paqa dhe unë mendoj se nuk duhet ta harrojmë cdo ditë për atë Europë që duam të ndërtojmë, për atë Europë që na ka lënë historia.”




