Hapësire reklamuese

Aktualitet

I mbaron mandati, Adrian Çela largohet nga OSHEE

Shkruar nga Newsbomb
I mbaron mandati, Adrian Çela largohet nga OSHEE

Ardian Çela largohet nga drejtimi i OSHEE, një prej kompanive më të mëdha të sistemit elektroenergjitik shqiptar.

Burime te sigurta thanë për Newsbomb se Çelës i ka mbaruar mandati 3-vjeçar për drejtimin e shoqërisë dhe se nuk do të ketë një rikonfirmim të tij edhe për një mandat tjetër.

Vitet e fundit OSHEE është futur në një proces riorganizimi, i cili ka rezultuar me ndarjen e shoqerisë në 3 shoqëri të reja, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, Furnizuesi i Tregut të Lirë dhe Furnizuesi i Shërbimit Universal. Ky riorganizim ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e Sekretariatit te Energjisë dhe BE.

Adrian Çela ka qenë në krye të OSHEE që prej dhjetorit 2014.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese