Delon Troqe është i riu që që u ekzekutua me kallashnikov mbrëmjen e sotme në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.
Persona të armatosur hapën zjarr me breshëri kallashnikovi ndaj tij duke e plagosur, por 38 vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Mësohet se i riu i cili punonte me turistë me skaf në Karaburun kishte 2 javë që sihte kthyer nga Spanja dhe kishte konflikte të mëparshme, ndërsa raportohet se në Sherishtë është gjetur një makinë e djegur që dyshohet se i përket autorëve.
Zona ku u vra 38 vjeçari është e mbuluar me kamera sigurie, me anë të të cilave policia shpreson të identifikojë autorët.
Ky është Delon Troqe, 38 vjeçari që u vra në Vlorë:

Lexo edhe: U vra me 15 plumba në Vlorë, familjarët e 35-vjeçarit rrahin mjekët e spitalit
