Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku është qëlluar më shumë se 20 herë ndaj 38 vjeçarit Delon troqe, i cili ka ndërruar jetë në spital.
Në informacionin paraprak, policia njofton se në fshatin Sherishtë është gjetur një makinë e djegur që dyshohet se u përket autorëve, ndërkohë që në komisariat janë shoqëruar disa persona që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.
“Rreth orës 21:50, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. T., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit/ve.
Gjatë krehjes së zonës, në fshatin “Sherishtë”, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.
Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.
Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve”, njofton policia.
Lexo edhe: U vra me 15 plumba në Vlorë, familjarët e 35-vjeçarit rrahin mjekët e spitalit
