Ndonëse Kuvendi përfundoi protestuesit kanë vijuar të qëndrojnë jashtë ambienteve të Parlamentit në pritje të deputetëve, edhe pse këta të fundit u larguan nga një tjetër dalje.
Pas përplasjeve, tensioneve mes protestuesve, gazit të hedhur, një qytetarë është ndjerë keq dhe i ka rënë të fikët në Bulevard. Si pasojë e menjëhershme ka qenë ndërhyrja e bluzave të bardha të cilët kanë qenë të pozicionuar para Kuvendit që prej paradites së kësaj të enjte pasi më herët ka pasur dhe raste të tjera ku protestues dhe efektivë policisë mbetën të lënduar si pasojë te përplasjeve.
Qytetarja është marrë në barelë dhe është drejtuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që më herët raportuam se përplasjet e sotme mes protestuesve dhe Policisë mbetën të plagosur edhe tre efektivë Policie.

