Ditën e nesërme në orën 09:00 proitëet të mbahet seanca për shqyrtimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në GJKKO.
Kjo kërkesë e veliajt do të shqyrtohet nga gjyqtarja Etleva Deda. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet më 10 shtator 2025 dhe ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar që në 8 shkurt 2025.
Gjithashtu për gjykim është dërguar edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, si edhe 28 persona dhe shoqëri të tjera.
Mbi Veliajn rëndojnë 13 akuza përfshirë këtu korrupsion pasiv, mosdeklarim pasurie, pastrim parash, futja e sendeve në burg dhe shpërdorim detyre.
