Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
E hënë, 21 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Sali Berisha “NON GRATA”, mesazh i SHBA për zgjedhjet në PD?! DASH: Është i gatshëm të mbrojë veten, familjen dhe aleatët politikë, në kurriz të hetimeve të pavarura

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Departamenti Amerikan i Shtetit shpall “non-grata” ish-presidentin dhe ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha. Veç këtij të fundit, hyrja në Amerikë i ndalohet bashkëshortes Liri Berisha, djalit Shkëlzen Berisha dhe vajzës Argita Berisha.

“Veprimet korruptive të ish Presidentit Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri. Sot shpall publikisht Berishën dhe familjen e tij të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Ne qëndrojmë të #BashkuarKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, deklaroi Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Por, a është ky një mesazh për zgjedhjet në PD?!

Dje, Ambasadorja Yuri Kim deklaroi në televizion se Partia Demokratike duhet të futet në Parlament në shtatot. E prerë, Kim bëri të qartë në “Opinion” se të gjitha partitë duhet të njohin rezultatin e zgjedhjeve. Për këtë, diplomatja e SHBA u sigurua se ky ishte një vendim i Uashingtonit dhe jo i saji.

Kim, e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që në shtatot PD të jetë në Kuvend, duke i dhënë fund çdo dyshimi për mosnjohje të zgjedhjeve apo asaj që opozita e quan “masakër elektorale”.

Ky vendim i rëndësishëm i DASH dhe Sekretarit Blinken vjen dhe në një kohë që në PD nuk duan të njohin zgjedhjet dhe po “nxitojnë t’iu mbyllin gojën” atyre që kanë dalë kundër dhe kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës. Vetë ish-kryeministri Sali Berisha nuk reagoi fare për zgjedhjet, ndërsa kundërshtarët e Bashës thanë në media se ai përmendte emrin e Sali Berishës në sallat dhe korridoret e Selisë Blu.

Departamenti Amerikan i shtetit në deklaratën zyrtare, thekson qartë se Sali Berisha është i gatshëm të mbrojë veten dhe aleatët e tij politik, familjen e tij, në kurriz të hetimeve të pavarura.

“Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në shpenzimet e besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë.

Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë”, thekson deklarata e DASH.

Tashmë, pritet se çfarë qëndrimi publik do të mbajë Partia Demokratike për këtë deklaratë të fortë dhe të parën në historinë e Shqipërisë, për një ish-kryemistër.

1- Lexo edhe: Sali Berisha dhe familjarët e tij shpallen NON GRATA në SHBA
2- Lexo edhe: Ambasada Amerikane në Tiranë reagon menjëherë
3- Lexo edhe: DASH: Sali Berisha i përfshirë në KORRUPSION, përdori pushtetin për t’u pasuruar bashkë me familjen dhe ALEATËT e tij
4- Lexo edhe: Jo vetëm Berisha, “NON GRATA” bashkëshortja Liria dhe dy fëmijët
5-Lexo edhe: Reagimi i parë nga Partia Socialiste: Përshëndesim vendimin

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img