Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla përshëndet vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili shpalli “non-grata” ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha.
Balla ka shpërndarë një pjesë të postimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit në administratën e presidentit Biden, Anthony Blinken, ku nënvizohet se aktet e korruptuara të Berishës kanë minuar demokracinë në Shqipëri.
“PËRSHËNDES VENDIMIN E SHTETEVE TË BASHKURA TË AMERIKËS NDAJ SALI BERISHËS:
“Aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Po e shpall Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij si të papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi #tëbashkuarkundërkorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.” Sekretari i Shtetit Antony Blinken”, shkruan Balla.
1- Lexo edhe: Sali Berisha dhe familjarët e tij shpallen NON GRATA në SHBA
2- Lexo edhe: Ambasada Amerikane në Tiranë reagon menjëherë
3- Lexo edhe: DASH: Sali Berisha i përfshirë në KORRUPSION, përdori pushtetin për t’u pasuruar bashkë me familjen dhe ALEATËT e tij
4- Lexo edhe: Jo vetëm Berisha, “NON GRATA” bashkëshortja Liria dhe dy fëmijët
5- Lexo edhe: Sali Berisha “NON GRATA”, mesazh i SHBA për zgjedhjet në PD?!
