Departamenti Amerikan i Shtetit shpall “non-grata” ish-presidentin dhe ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha.
Berishës por edhe familjarëve të tij të afërt, bashkëshortes Liri dhe fëmijëve Argita dhe Shkëlzen, iu është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmin e bën me dije Sekretari Amerikan i Shtetit në administratën e presidentit Biden, Anthony Blinken, i cili thotë Berisha ka qenë i përfshirë në "korrupsion të rëndësishëm".
"Veprimet korruptive të ish Presidentit Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri. Sot shpall publikisht Berishën dhe familjen e tij të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Ne qëndrojmë të #BashkuarKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.", deklaroi Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken.
Berisha është politikani më i lartë shqiptar që shpallet i padëshiruar nga SHBA.

1- Lexo edhe: Ambasada Amerikane në Tiranë reagon menjëherë
2- Lexo edhe: DASH: Sali Berisha i përfshirë në KORRUPSION, përdori pushtetin për t’u pasuruar bashkë me familjen dhe ALEATËT e tij
3- Lexo edhe: Jo vetëm Berisha, “NON GRATA” bashkëshortja Liria dhe dy fëmijët
4- Lexo edhe: Reagimi i parë nga Partia Socialiste: Përshëndesim vendimin
5- Lexo edhe: Sali Berisha “NON GRATA”, mesazh i SHBA për zgjedhjet në PD?!
