Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
41 %
3.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Rama takim me të rinjtë në Gramsh: Vetëm duke u përballur me sfidat mund të fitohen, jo duke fjetur, këtë luftë mund ta fitojë vetëm PS

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar takim me të rinjtë në Grmash.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se pavarësish tërmetit dhe pandemisë PS dhe Shqipëria po del më e fortë.

Ai u shpeh se Shqipëria është më e fortë se 7 vite më parë, teksa tha se shiptarët duhet të votojnë për PS që Shqipëria të ngrihet më lartë, teksa me ironi tha se nuk duhet të votojnë PD që Shqipëria të flejë.

“Sot Shqipëria nuk ka asnjë krahasim me atë që ishte para 7 vite, por nuk diskutohet që Shqipëria është larg asaj që duhet të jetë. Dhe zgjedhja është shumë e qartë do vazhojmë të ngjitemi apo do ndalemi të pushojmë. Unë mendoj që nuk ka asnjë ndryshim që pikërisht Shqipëria që punon, sot shumë më tepër se 8 vite më parë, shkon përpara përmes punë edhe që e di që përmes puëns mund të shkohet përpara. Vetëm duke u përballur sy më sy me sfidat mund të fitohen, jo duke fjetur jo duke u ankuar, por duke luftuar për t’i zgjidhur gjërat. Ne sot jemi në një moment ku i kemi para syve pasojat e tmerrshme të tërmetit. I kemi pararasysh familjet që mbetën në rrugë i kemi akoma përpjeket që bëmë për tu dhënë atyre një streh të ngrohtë një ushqim.

Kushdo që ka sy për të parë dhe vesh për të dëgjur se ne po dalim më të fortë, po dalim më të mirë pas asaj goditje. Dhe nga ana tjetër nuk ka pik dyshimi se nuk po dalim me të fortë, jo ne si PS, por ne shqiptarët. Ne nuk i kemi ndarë famijet e goditura në të majtë dhe të djathtë, i kemi parë të gjithë me dorë në zemër si shqiptarë.

Ne vaksinuam të gjithë gjyshërit nuk pyetëm për të majtë dhe të djathtë. Ne i siguruam dhe falë përpjekjes së madhe dhe falë përballjes në sy me sfidën do të jemi ndër të parat vende që do ta lemë pas pandeminë. U bëj thirrje mos të harrojnë se këtë mund ta fitojë vetëm kjo shumicë qevërisëse,” tha Rama ndër të tjera.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img