Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qëllohet me armë brenda një zyre elektorale të PD në Kavajë, 1 i plagosur (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Qëllohet me armë brenda një zyre elektorale të PD në

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur sot pasdite në Kavajë. Burime për mediat bëjnë me dije se janë dëgjuar të shtëna armësh brenda një zyre elektorale të PD në këtë qytet.

Mësohet se brenda zyrës elektorale ka pasur një konflikt mes disa personave, përplasje që ka degjeneruar deri në përdorimin e armës.Nuk dihet ende se kush ka qëlluar dhe pse, por pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet përkatëse.

Mësohet paraprakisht se i plagosur ka mbetur një person. Burime nga spitali i qytetit bëjnë me dije se i plagosuri Bledar Okshtuni 27 vjeç ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese