Hapësire reklamuese

Aktualitet

Poker dhe bixhoz në lokal, procedohet penalisht pronari në Durrës

Shkruar nga Newsbomb

Policia vijon kontrollet në të gjithë Qarkun Durrës për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave të cilët vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohet penalisht 1 shtetas për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara".

Policia filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin  D.Z., 28 vjeç, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë, sepse në lokalin e tij ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri dhe fisha bixhozi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese