FotoMontazh: Operacioni i Policise - Gramoz MuratajGjykata e Tiranës ka mbyllur pas 14 orësh sencën maratonë për të arrestuarit në megaoperacionin kundër bixhozit, që u zhvillua pak ditë më parë në gjithë vendin, ku u arrestuan 115 persona.
Seanca ka nisur mëngjesin e sotëm, në orën 09.00 dhe ka përfunduar gjysmë ore më parë, në orën 23.00. Gjyqtari Arian Kalia ka lënë në burg pjesën më të madhe të të arrestuarve, ndërsa një pjesë e tyre janë lënë në masat ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘arrest shtëpie’.
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dhe Gramoz Muratajn, i cilësuar si ‘bosi’ i kompanisë së basteve Ecco Bet. Murataj nuk është një emër i panjohur për policinë pasi disa vite më parë ai është arrestuar dhe për të është vendosur ekstradimi në Itali sepse duhet të vuante një dënim prej 4,5 vitesh burg atje.
Por pas dhënies së vendimit për ekstradim ai është arratisur nga shtëpia ku qëndronte dhe një vit më vonë Gjykata e Lartë ka zhbërë dy vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe asaj të Apelit duke e lënë të lirë.
Gjithashtu, në burg pa afat është lënë dhe Ervis Mulaj, vëllai i shefes së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Natasha Mulaj.
