Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojrave” dhe gjatë këtij operacioni kanë rënë në pranga 8 persona në Shkodër.
Në pranga kanë rënë shtetasit , Ndue Ukja 30 vjeç, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm". Pasi gjatë kontrollit në një bar-kafe të paregjistruar në organet tatimore që e përdorte shtetasi Ukja, në Pulaj Velipojë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një shumë parash, një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra për lojën e pokerit që ky shtetas e organizonte në lokalin e tij.
Marsel Ramaj, 27 vjeç, Flavio Gropaj, 18 vjeç , Anton Staka, 38 vjeç, Mateo Brenga , 21 vjeç, Nard Ahi, 36 vjeç, Tom Bzhetaj, 53 vjeç, Elton Lekda, 37 vjeç për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit.
Policia ka sekuestruar një tavolinë pokeri, çipsa, letra që shërbenin për lojrat e fatit dhe një shumë parash.
Njoftimi i policisë:
Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojrave”.
Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër.
Në kuadër të operacionit goditet një tjetër rast i ushtrimit të paligjshëm të lojrave të fatit. Arrestohen në flagrancë 8 shtetas.
Sekuestrohet një tavolinë pokeri, çipsa, letra që shërbenin për lojrat e fatit dhe një shumë parash.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e organizimit të paligjshëm të lojrave të fatit , në kuadër të operacionit “Fati i lojrave” u godit një tjetër rast i ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme duke u finalizuar me arrestimin në flagrancë të shtetasve:
•N. U., 30 vjeç, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm". Pasi gjatë kontrollit në një bar-kafe të paregjistruar në organet tatimore që e përdorte shtetasi N. U, në Pulaj Velipojë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një shumë parash, një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra për lojën e pokerit që ky shtetas e organizonte në lokalin e tij.
M. R., 27 vjeç, F. G., 18 vjeç , A. S., 38 vjeç, M. B., 21 vjeç, N. A., 36 vjeç, T. B., 53 vjeç, E. L., 37 vjeç për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.
