Hapësire reklamuese

Politikë

'APEX' fiton të drejtën për të hapur kazino në hotele me 5 yje, PD publikon dokumentin: Monitorimi do të bëhet nga vëllai i Ramës

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Kompania "APEX" ka fituar të drejtën për të hapur kazino në hotelet me 5 yje në Shqipëri.

Por Partia Demokratike ka hedhur akuza duke u shprehur se monitorimi i kësaj kompanie do të bëhet nga shoqëria "Moligix", e cila është në pronësi në masën 99% nga Endri Meksi.

Sipas PD, Endri Meksi është ish-ortaku dhe bashkadministratori i Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama, ndaj sipas PD, edhe njëherë tjetër do të përfitojnë njerëz të afërt me qeverinë.

"Shoqëria “MOLIGIX”, perfituese e kontratës së monitorimit të lojrave të fatit, tashmë zotërohet 99% nga administratori dhe ish-ortaku i shoqërisë së vëllait të kryeministrit, Endri Meksi.

Kujtojmë se kjo shoqëri, pasi rezultoi fituese e procedurës përzgjedhëse, mbuluar nga denoncime, dyshime, paqartësi, mungesë transparencëu, u krijua me tre ortakë në 06.06.2017: shoqëria “MC Netëorking” (shoqëria e zotëruar nga Endri Meksi, sponsor zyrtar i skuadrës së Partizanit), shoqëria austriake “Admiral Sportëetten Gmbh” dhe shoqëria polake “ATSI spolka akcyjna”.

Në gusht 2018 largohet ortaku “ATSI spolka akcyjna”, dhe vendin e tij në shoqëri e zë ortaku “NOVOMATIC TECHNOLOGIES POLAND SPOLKA AKCYJNA”.

Në 5.6.2020, jo si vendim i shoqërisë “Moligix”, por si vendimin i ortakut “MC Netëorking”, emërohet si administratore e shoqërisë “Moligix” znj. Dhurata Meksi.

Në 7.7.2020 regjistrohet largimi i ortakut austriak, shoqërisë “Admiral Sportëetten Gmbh”, i cili kuotën e tij të pjesëmarrjes ia shet shoqërisë rishtare “MGR”, e zotëruar 100% dhe e administruar nga Endri Meksi.

Kjo shoqëri nuk ka përvojë në fushën e monitorimit të lojrave të fatit, pasi veprimtaria e saj është “investime në shoqëri të treta, menaxhim financiar”.

Pra, shoqëria, për të cilën u sajua dhe u vu në zbatim procedura për përzgjedhjen e monitoruesit të veprimtarisë në fushën e lojrave të fatit, i cili vjel operatorët që operojnë në këtë treg, sipas tarifave të përcaktuara nga KM, tashmë kontrollohet në masën 99% nga ish ortaku dhe bashkadministratori i Ols Ramës", shkruhet në denoncimin e PD.
118129121_2753328844766770_8339229516251709657_n.png
117998401_2753330154766639_4559201404714964372_o.png
118175414_2753330954766559_3921055915203269122_n.png

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese