Xhaxha e nip u ekzekutuan me armë zjarri pak pas mesditës së sotme, 10 shtator 2024, në fshatin Kurjan të Roskovecit.
Gramoz Kurtaj dhe Lavdimir Kurtaj, mësohet se kanë debatuar me 49-vjeçarin, Altin Kuka e “molllë e sherrit” mes tyre mësohet të jetë bërë djali i autorit i cili është përplasur më herët me viktimat.
Pas debatit ka qenë Kuka i cili ka ardhur në ndihmë të së birit dhe debati mes tij dhe dy anëtarëve të fisit Kurtaj ka degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit.
Burime për mediat bëjnë me dije se 49-vjeçari ka marrë automatikun dhe ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të xhaxhait dhe nipit, Gramoz dhe Lavdimir Kurtajt të cilët si pasojë e plagëve të marrë humbën jetën në spital.
*Pamje nga vendi i ngjarjes
Menjëherë pas krimit Kuka u vetëdorëzuza në Polici. Teksa forcat e policisë dhe FNSH “zbarkuan” në fshatin Kurtaj, 49-vjeçari raportohet se ka shkuar vetë në Komisariatin e Policisë, së bashku me armën ku dhe ka pranuar krimin e dyfishtë.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë pritet që Policia e Fierit në vijim të dalë me një komunikim zyrtar.



