Lavdimir dhe Gramoz Kurtaj janë dy personat të cilët u qëlluan për vdekje mesditën e kësaj të marte nga 49-vjeçari, Altin Kuka.
Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:00 në fshatin Kurjan të Roskovecit, ku 49-vjeçari Kuka hapi zjarr mbi Gramoz dhe Lavdimir Kurtajn, të cilët rezultojnë të jenë nga e njëjtja familje, xhaxhai dhe nipi.
Pas vrasës së dyfishtë Kuka u vetëdorëzua në polici bashkë me armën e zjarrit. Ndërkohë deri më tani dyshohet se kjo ngjarje e rëndë ka ardhur pas një debati të autorit dhe dy vëllezërit për motive të dobëta.
Lidhur me këtë ngjarje priten më tepër detaje në vijim si dhe një zbardhje më e plotë e kësaj vrasje të dyfishtë e cila ka tronditur këtë të martë fshatin Kurtaj. *Ndërkohë vlen të theksohet se të gjitha informacionet e deritanishme janë paraprake!
“Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.
Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin paraprak të bluve të Roskovecit.

