Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Skandali në QSUT, thirrje për protestë: Nuk mund të bëhet pazar me jetën tonë

Shkruar nga Newsbomb
Skandali në QSUT, thirrje për protestë: Nuk mund të
Foto ilustruese

Skandali në QSUT, se si mjekët e Onkologjikut mashtruan dhe dërguan të sëmurët me kancer në një spital privat ka nxitur pakënaqësi në opinionin publik.

Prandaj gazetari Osman Stafa ka bërë thirrje për protestë përpara Ministrisë së Shëndetësisë. Protesta pritet të mbahet nesër në orën 19.00, duke evituar edhe motin ekstrem që ka kapluar vendin tonë. 

“Neser, e mërkurë, ora 19.00 unë do të protestoj përpara Ministrisë së Shëndetësisë për skandalin e fundit në Onkologjik. Do të protestoj aty pasi ky është problem sistemi. Do të protestoj pasi në QSUNT, në Onkologjik dhe jo vetëm, ka mungesë të medikamenteve jetëshpëtuese për të sëmurët me tumore, ” shkruan ndër të tjerash gazetari.

Postimi i plotë:

PROTESTË/ NESËR VIKTIMA MUND TË JESH TI!!!

Nëser, e mërkurë, ora 19.00 unë do të protestoj përpara Ministrisë së Shëndetësisë për skandalin e fundit në Onkologjik. Do të protestoj aty pasi ky është problem sistemi.

Do të protestoj pasi në QSUNT, në Onkologjik dhe jo vetëm, ka mungesë të medikamenteve jetëshpëtuese për të sëmurët me tumore.

Do të protestoj sot, që nesër të mos e kem unë radhën.

Nuk mund të bëhët pazar me jetën time, nuk mund të bëhët pazar me shëndetin tim! As me shëndetin tënd!

Prandaj kushdo e ndjen, kushdo është i prekur, kushdo që ka një histori për të treguar, të vijë! Por edhe ti që nuk prekesh, sensibilizohu me ata që po vriten! Duhet të flasim, të ngremë zërin, të denoncojmë!

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese