Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kuvendi nën masa të rrepta sigurie, rrethohet me gardhe metalike i gjithë perimetrin e godinës

Shkruar nga Newsbomb
Kuvendi nën masa të rrepta sigurie, rrethohet me gardhe metalike i
Foto nga Kuvendi

Pak minuta para se të nisë seanca e radhës plenare, policia ka rrethuar me gardhe metalike të gjithë perimetrin e godinës së Kuvendit.

Sipas raportimeve për mediat, deputetët e Partisë Socialiste kanë hyrë në ambientet e Kuvendit nga hyrja anësore, në krah të Akademisë së Shkencave.

Në hyrjen kryesore janë vendosur gardhe metalike, të cilat rrethojnë të gjithë perimetrin e Kuvendit. Këto masa sigurie janë marrë pas tensioneve të regjistruara në seancën e kaluar, kur protestuesit goditën me vezë automjetet e deputetëve.

Ndërkohë, opozita pritet të mungojë në seancën e sotme, pasi Sali Berisha njoftoi më herët se deputetët demokratë nuk do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit derisa të diskutohen ndryshimet ligjore të kërkuara nga protestuesit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese