Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Ia bëjmë skanerin e pastaj flasim me dr.Mondin”, DALIN të tjera BISEDA se si Emiljano Lela dërgonte pacientët me kancer te privati

Shkruar nga Newsbomb
“Ia bëjmë skanerin e pastaj flasim me dr.Mondin”, DALIN
Fotomontazh: Emiljano Lela dhe pjese nga dosja

Një skandal i madh doli në dritë këtë të martë në vendin tonë. Falë hetimit të zhvilluar nga Prokuroria e Tiranës është arritur zbërthimi i skemës kriminale se si një grup mjekësh e stafi i Spitalit Onkologjik përmes mashtrimit bënin “pazare” me jetën e pacientëve të diagnostikuar me kancer.

Në një pjesë të dosjes është evidentuar fakti se si korrdinatori i Spitali Onkologjik, Emiljano Lela, kishte rolin e ndërmjetësuesit dhe fuste pacientët pa radhë me qëllim për t’i transferuar më pas tek klinika e mjekut Edmond Gashi.

Nga kqyrja e telefonit të këtij shtetasi janë gjetur biseda ku Emiljano Lela referonte pacientët për të shkuar te klinika e  “Dr.Mondi”, Edmond Gashit.

“Ia bëjmë skanerin e pastaj flasim me dr.Mondin”, DALIN
Bisedat

Pjesë nga bisedat në Whatsapp:

Lela: Duhet dhe skaneri me patjeter. Nuk flet dot pa parë skanerin.      

+3555 68 40 12...: Ok, në datën 7 i kanë thënë 

Lela: Mirë të mbaron dhe skanerin. Pastaj flasim me dr. Mondin.  

+355 68 40 12...: Rrofsh flori.

“Ia bëjmë skanerin e pastaj flasim me dr.Mondin”, DALIN
Pjese nga dosja

Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta janë personat e vënë nën hetim, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin bënin "pazar" me jetën e pacientëve.

“Ia bëjmë skanerin e pastaj flasim me dr.Mondin”, DALIN

Këta shtetas, duke qenë të punësuar pranë Spitalit Onkologjik në QSUT, nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në klinika private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre.

Spitali në fjalë i njohur ndryshe dhe si Shërbimi Onkologjik është krijuar me strukturën e një qendre gjithëpërfshirëse të luftës kundër kancerit. Aktualisht ai operon me një ekip multi-disiplinar, i cili merret me diagnostikime, trajtime, analizime, kërkime, raportime, etj, rreth patologjive malinje.

Ndërkohë, më herët Newsbomb.al solli dhe disa nga mesazhet skandaloze që mjekët e Spitalit Onkologjik shkëmbenin me njëri-tjetrin.  Bisedat e zbardhura nga dosja hetimore tregonin pazaret e mjekëve me lekët e pacientëve që ishin diagnostifikuar me sëmundje malinje, pra me kancer, dhe që paguanin para nën dorë për të marrë ilaçe për seancat e kimioterapisë. Mjekët, kundrejt pagesave nga 250 euro deri në 1500 euro shisnin ilaçet jashtë radhe.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese