Hapësire reklamuese

Aktualitet

FOTOT: Këto janë tutoret e “Escort Tirana”, mblidhnin paratë e "shërbimeve seksuale"

Shkruar nga Newsbomb
FOTOT: Këto janë tutoret e “Escort Tirana”, mblidhnin
Anna Tkachenko nga Ukraina dhe rusja me Elena Maslova

Policia e Tiranës ka gotitur rrjetin e prostitucionit më të njohur, “Escort Tirana ku reklamohen qindra vajza të huaja dhe shqiptare të cilat ofrojnë seks në shkëmbim të parave.

Si menaxhere të rrjetit të prostitucionit u arrestuan një ruse dhe një ukrainase, të cilat grumbullonin paratë e biznesit ilegal nga 11 femra që drejtonin në aktivitetin e paligjshëm në Tiranë.

Ato janë Anna Tkachenko, 27 vjeçe nga Ukraina dhe rusja me Elena Maslova, 37 vjeçe nga Rusia si shihen dhe në fotografinë e publikuar nga Neësbomb.al.

FOTOT: Këto janë tutoret e “Escort Tirana”, mblidhnin
Rusja Elena Maslova dhe Anna Tkachenko nga Ukraina

Dy tutoret janë kapur në flagrancë në  rrugën "Naim Frashëri" në kryeqytet, duke marrë shuma parash nga disa vajza të huaja që i shfrytëzonin për prostitucion.

Më parë u godit rrjeti kinez i prostitucionit eskortë i koduar “Foreinger”, me të paktën 7 femra të arrestuara. Edh ky rrjet prostitucioni kishte një tutore të huaj, kinezen Yhong Yang, 52 vjeçe.

Njoftimi i plotë i policisë:

Arrestohen në flagrancë një shtetase ruse dhe një shtetase ukrainase, të cilat shfrytëzonin për prostitucion, shtetase të huaja të reklamuara në faqen "Escort Tirana", dhe më pas shumat e parave të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, ia transferonin organizatorëve të kësaj faqeje.  

Procedohen penalisht 11 shtetase, për ushtrim prostitucioni.    

Sekuestrohen shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e paligjshmërive në fushën e ushtrimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit, kanë regjistruar një procedim penal të vitit 2023 dhe kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Escort".

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasja ukrainase A. T., 27 vjeçe, dhe shtetasja ruse E. M., 37 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostiucionit” dhe “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.

Këto dy shtetase janë kapur në flagrancë në  rrugën "Naim Frashëri", duke marrë shuma parash, nga shtetase të huaja, të cilat dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion. 

Gjatë verifikimeve të kryera ka rezultuar se këto shtetase mblidhnin shumat e parave të përfituara nga shtetaset e huaja që dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion, të cilat reklamoheshin në faqen "Escort Tirana", dhe më pas këto shuma parash ia transferonin organizatorëve të kësaj faqeje, shtetas ende të paidentifikuar.

Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për 11 shtetase të huaja, për ushtrim prostitucioni. 

Më parë, gjatë hetimeve të kryera në kuadër të këtij procedimi penal, është finalizuar operacioni policor i koduar "Foreing".  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese