Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Vajkal të Bulqizës. Ku mësohet se është plagosur me armë zjarri një person.
Nga informacionet paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në një zonë bujqësore të fshatit, ku autori mësohet se ka qëlluar me armë gjaku tip çifte pasi ka dyshuar se në tokën e e mbjellë ndodheshin kafshë të egra që po dëmtonin të mbjellat.
Vetëm pas të shtënave ai ka konstatuar se ishte plagosur një person. I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin e Bulqizës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, teksa tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjajres.
