Hapësire reklamuese

Aktualitet

BE përgatitet për mbrojtje, Shqipëria pjesë e planit, Marta Kos: Shtetet kandidate po sulmohen

Shkruar nga Newsbomb
BE përgatitet për mbrojtje, Shqipëria pjesë e planit, Marta
Marta Kos

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, paralajmëroi për hartimin e një strategjie për të mbrojtur shtetet kandidate nga ndikimi i jashtëm, kërcënimet hibride, manipulimin e informacionit dhe dezinformimin, sidomos gjatë zgjedhjeve.

Sipas saj procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian po hyn në një fazë të re ku sfida nuk lidhet më vetëm me reformat politike, ekonomike apo ligjore.

Kos bëri të ditur se Komisioni Evropian po harton një strategji të re për mbrojtjen e vendeve kandidate nga manipulimi i informacionit, kërcënimet hibride dhe përdorimi i teknologjive të reja, përfshirë Inteligjencën Artificiale, gjatë proceseve zgjedhore.

Në fillim të vitit 2027 pritet të nisë funksionimin një Qendër për Rezistencë Demokratike, e cila do të mbulojë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe do të shërbejë si mekanizëm koordinues për sigurinë zgjedhore dhe mbrojtjen e demokracisë.

Shtetet kandidate po sulmohen thjesht sepse kanë zgjedhur integrimin në BE dhe demokracinë”, deklaroi Kos, duke theksuar se BE synon të ndërtojë kapacitete konkrete për t’i bërë këto vende më rezistente ndaj fushatave të dezinformimit.

Si shembull, ajo solli rastin e Malit të Zi, ku pas hapjes së procesit të pranimit u raportua një valë e re sulmesh hibride dhe narrativash kundër integrimit evropian.

Për këtë arsye, Komisioni ka nisur dërgimin e ekipeve të specializuara në vendet kandidate, për të vlerësuar kapacitetet institucionale dhe për të identifikuar boshllëqet që kërkojnë mbështetje.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese